Ballina

I nisur si një dyqan i vogël me ushqim skare në vitin 1967 prej themeluesit tonë z. Sylejman Dapko, me punë të përkushtuar, pasion për pregaditjen e pjekurinave të mishit dhe avancime të vazhdueshme, "te Syla" ka arrit me u bë lider i kësaj veprimtarie dhe marka më e dalluar në tregun e Kosovës.Sot përveç Restorantit në Shadërvan veprimtaria e kompanisë sonë përfshin edhe fabrikën për përpunimin e mishit, dy pika të shitjes në Prishtinë me produkte të parapregaditura si dhe Restorantin në qendrën tregëtare Grand Store në Prishrinë, të hapur së voni. Synimi i ardhshëm është prezenca jonë në qendrat tregëtare anë e mbanë Kosovës ashtu që të jemi sa më afër Juve. Përkundër rritjes së vazhdueshme ndër vite, biznesi ynë mbetet veprimtari familjare e me staf prej mbi 40 punëtor të përkushtuar që sjellin shijen dhe cilësinë e mirënjohur në tryezën Tuaj.

Restaurant

Krahas urave e krojeve të shumta, krahas kalasë, hamamit të madh, muzeut të Lidhjes dhe përplot gjevahirëve që vizitohen në qendrën historike të Prizrenit, poshtë sheshit Shadërvan, aty panë lumit gjindet destinacion gastronomik i pakapërcyeshëm i qytetit tonë - Restoranti "te Syla" (ashtu si na kanë pagëzuar myshterinjtë tanë) ose Restoranti me emër zyrtar "Allhambra". Sipas një hulumtimi të bërë tash së voni ndër 5 gjërat e para që asocionohen me qytetin e Prizrenit është Restoranti "te Syla". Ne shërbejmë ushqimin më autentik të Kosovës - qyftet, pleskavicat, qebapat dhe pjekurinat tjera prej skarës tash gati 50 vite. Sekreti i punës sonë është shija dalluese e produkteve, ambienti unik në qendrën e qytetit 2000 vjeçar dhe shërbimi mikëpritës sipas traditës së familjes Dapko. Ju bëftë mirë.

Produktet

Me aplikimin e teknologjisë së fundit për përpunimin dhe paketimin e produkteve të mishit, tash tregut kosovar i ofrojmë një artikull unik - produktet tona te ngrira veç e veç. Përveç se ato tash e tutje mund t'i gjeni edhe nç vendet e tjera tç Kosovës, paketimi i ri mundë- son që ushqimin Tuaj të preferuar të pregaditni kudo dhe kurdo, shpejtë dhe me lehtësi. Vetëm e hapni kutinë, e zgjedhni sasinë e nevojshme dhe fare lehtë pa e shkri mund t'i pjekni në tigan (pa vaj) ose në skarë. Kështu për 10 minuta mund të pregaditni vet produktet tona qoftë në shtëpinë tuaj, qoft jashtë shtëpisë, kur jeni në pushime në bregdet apo në mal. Produktet në paketim janë identik për nga përmbajtja me produktet e freskëta dhe nuk përmbajnë shtesa për konzervim. I vetmi dallim me produktet e freskëta është se këto ngrihen në -40°C ashtu që të jenë të përshtatshme për shitje në qendra tregëtare dhe të jenë praktike për përdorim. Provo, merri do me veti.

Lokacionet

- Restaurant - Ne Prizren / Shadervan

- Restaurant - Ne Prishtine / Grand Store

- Pika e Shitjes - Ne Prishtine (Bulevardi i deshmoreve 56/3)

- Pika e Shitjes - Ne Prishtine (Perballe Gjimnazit Sami Frasherit)

- Fabrika bujarcommerce - Ne Prizren (Prane Hotel Luxory)

- Pika e Shitjes - Ne Prizren (Abi Center)

Kontakti

Emri : Restaurant Te-Syla
E-mail: info@te-syla.com
Tel Nr: +377 44 00 00 00

Tema:

E-mail:

Mesazhi: